Udhëto i sigurtë përgjatë karrierës tënde me kualifikimet e duhura

Çertifikimet

Çertifikimet dhe kualifikimet e IIA mund t’ju ndihmojnë të lëvizni karrierën tuaj në drejtimin e duhur, qoftë kjo karrierë në fillimet e saj apo edhe duke lëvizur në nivele më të larta. Drejtohuni drejt mundësive të reja të pajisur me dije dhe besueshmëri!

Duke fituar kualifikimin apo çertifikimin tuaj, punëdhënësit dhe klientët tuaj do të dinë që ju jeni një profesionist i motivuar, i ditur dhe i angazhuar që cilësia të jetë e pranishme në çdo pjesë të punës suaj.

Certifikim në Sigurimin e Menaxhimit të Riskut (CSMR)

CSMR është projektuar për auditorët e brendshëm dhe menaxherët profesionistë të riskut me përgjegjësinë për të siguruar “risk assurance”, proceset e qeverisjes dhe drejtimit, sigurimin e cilësisë, apo kontrollin e vetë-vlerësimit.

CIA Auditor i Brendshëm i Certifikuar (ABC)

ABC do të shërbejë si një çelës në suksesin tuaj! Demonstro kompetencat dhe profesionalizmin tënd në fushën e AB me anë të CAB.

CGAP Auditor Profesionist i Certifikuar për Sektorin Publik (APCSP)

APCSP ofrohet për auditorët që punojnë në sektorin publik ose që ofrojnë shërbime për sektorin publik të çfarëdo niveli.

CFSA Auditor i Certifikuar i Shërbimeve Financiare (ACSF)

Me anë të ACSF mund të demonstroni thellësinë e njohurive mbi shërbimet financiare duke u shndërruar në një auditor profesionist në çështjet e institucioneve të shërbimeve financiare. Ky certifikim është i vlefshëm për punonjësit që punojnë në institucionet bankare, institucionet e kredive, kompanitë e sigurimit dhe të tjera të ngjashme.