Gjatë aktivitetit, ekspertë të njohur në fushën e auditimit të brendshëm, si: dorida stambolla, marku – Drejtore Ekzekutive e Auditimit në Raiffeisen Bank, anëtare komiteti në Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe anëtare bordi në IIA Albania, dhe Erald Bezhani, CIDA – Kryetar i Bordit në IIA Albania, ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi rëndësinë e auditimit të brendshëm, rolin e tij në suksesin organizativ dhe mundësitë e karrierës nëpërmjet shembujve praktikë, duke ofruar një këndvështrim të ri mbi këtë funksion kritik.
Shprehim mirënjohjen ndaj Universiteti Mesdhetar i Shqiperise që ofron platforma të tilla për të rritur talente dhe për të nxitur një kulturë të të mësuarit të vazhdueshëm, si dhe studentëve që u angazhuan aktivisht. Inkurajojmë të gjithë pjesëmarrësit që të vazhdojnë të eksplorojnë botën e auditimit të brendshëm, duke shfrytëzuar mundësitë dhe njohuritë e fituara gjatë këtij takimi.
Le të promovojmë së bashku rëndësinë e kësaj fushe, duke krijuar ndërgjegjësim dhe duke nxitur ndryshime pozitive brenda organizatave, drejt përsosmërisë! Mos ngurroni të kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të diskutoni më tej.
hashtag#InternalAuditAwareness hashtag#MediterraneanUniversity hashtag#Advocacy hashtag#ContinuousLearning hashtag#professionaldevelopment


