Rreth AIIA

Rreth AIIA

Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është një shoqatë profesionistësh që vepron në fushën e auditimit të brendshëm, riskut dhe kontrolleve të brendshme. E themeluar në 2010, nga një grup profesionishtësh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin privat dhe publik, AIIA është e vetmja organizatë profesionale për audituesit e brendshëm në Shqipëri. Pjesë e Institutit Global të Audituesve të Brendshëm, AIIA mbështet dhe promovon Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm dhe i përkushtohet zhvillimit dhe përparimit të profesionit të auditimit të brendshëm.

Vizioni i AIIA

Të jetë zëri kombëtar i profesionit të auditimit të brendshëm: Duke advokuar vlerën e tij, duke promovuar praktikat më të mira dhe duke iu ofruar anëtarëve tanë një shërbim të jashtëzakonshëm.

Misioni i AIIA

Të jetë një udhëheqje dinamike në zhvillimin dhe promovimin e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri. Për të plotësuar misionin dhe objektivat e tij, aktivitetet e AIIA do të përfshijnë:

Mundësimin e standarteve, udhëzimeve dhe informacionet mbi praktikat më të mira të auditimit të brendshëm.

  • Zhvillimin e aktiviteteve për rritje profesionale.
  • Krijimi i grupeve profesionale për të shkëmbyer informacion dhe eksperienca.
  • Promovimi i profesionit në industrite e profesionalizuara, universitete, institucione qeveritare, në sektorin publik dhe privat.
  • Përfaqësimin profesional në ngjarjet, komitetet ndërkombëtare dhe bordin global.

Arritjet e AIIA dhe projektet

Themelimi i qendrës së testimit për certifikim CIA

Certifikata “Auditues i Brendshëm i Certifikuar” (Certified Internal Auditor, CIA) është i vetmi i titull i pranuar botërisht, nëpërmjet të cilit individët demostrojnë kompetencën dhe profesionalizmin në fushën e auditimit të brendshëm. Në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Audituesve të Brendshëm në SHBA dhe Pearson VUE, AIIA ka sjellë me sukses një qendër testimesh në Tiranë. Nëpërmjet kësaj qendre testimi, profesionistët shqiptarë kanë mundësinë të japin provimet që të pajisen me certifikatën CIA. Certifikimi do të ndihmojë këta profesionistë të zhvillojnë karrierën e tyre dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë cilësinë e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri. Kandidatët e këtij certifikimi, në përfundim të programit, zotërojnë njohuri dhe mjete profesionale që ndikojnë pozitivisht në çdo organizatë apo mjedis biznesi.

Partneriteti me organizatat në vend dhe ndërkombëtare

Disa nga organizatat më të rëndësishme që vazhdimisht bashkëpunojmë janë:
– Shoqata Shqiptare e Bankave,
– Instituti i Audituesve të Malit të Zi (IIA Montenegro),
– JPG Consulting,
– GGV Ltd dhe
– Universiteti Mesdhetar i Tiranës.

Projektet

• Programi i trajnimit për administrimin e rrezikut të Institucioneve Financiare;
• Studim/Kërkim mbi tema të auditimit të brendshëm;
• Propozimi për përkthimin, miratimin dhe zbatimin e Standardeve të Auditimit të Brendshëm ndërkombëtarë në institucionet shtetërore dhe private;
• Zhvillimi i një çertifikimi lokal për audituesit e brendshëm që veprojnë në sektorin financiar.
• Organizimin e Konferencës Vjetore mbi Auditimin e Brendshëm në Shqiperi (qershor 2015);
• Organizimin e Konferencës Ndërkombëtare që do të mbahet në Tiranë (Nëntor 2015)