AIIA
Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është një shoqatë profesionistësh që vepron në fushën e auditimit të brendshëm, riskut dhe kontrolleve të brendshme. E themeluar në 2010, nga një grup profesionishtësh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin privat dhe publik, AIIA është e vetmja organizatë profesionale për audituesit e brendshëm në Shqipëri. Pjesë e Institutit Global të Audituesve të Brendshëm, AIIA mbështet dhe promovon Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm dhe i përkushtohet zhvillimit dhe përparimit të profesionit të auditimit të brendshëm.
IIA
Instituti Global i Audituesve të Brendshëm (IIA), USA, është një organizatë ndërkombëtare themeluar në 1941 nga një grup audituesish të brendshëm që donin një organizatë që të përfaqësonte profesionin e tyre dhe të krijonte mundësi edukimi dhe standarte për praktikën profesionale të auditimit të brendshëm. IIA është zëri global i profesionit të auditimit të brendshëm, autoritet i mirënjohur, udhëheqësi dhe edukuesi kryesor i profesionit. Meqë AIIA i përket IIA globale, anëtarët tanë kanë mundësi të jenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar prej 180,000 profesionistësh nga 190 vende të botës.
Vizioni i AIIA
Të jetë zëri kombëtar i profesionit të auditimit të brendshëm: Duke advokuar vlerën e tij, duke promovuar praktikat më të mira dhe duke iu ofruar anëtarëve tanë një shërbim të jashtëzakonshëm.
Misioni i AIIA
Të jetë një udhëheqje dinamike në zhvillimin dhe promovimin e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri.
Për të plotësuar misionin dhe objektivat e tij, aktivitetet e AIIA do të përfshijnë:
- Mundësimin e standarteve, udhëzimeve dhe informacionet mbi praktikat më të mira të auditimit të brendshëm.
- Zhvillimin e aktiviteteve për rritje profesionale.
- Krijimi i grupeve profesionale për të shkëmbyer informacion dhe eksperienca.
- Promovimi i profesionit në industrite e profesionalizuara, universitete, institucione qeveritare, në sektorin publik dhe privat.
- Përfaqësimin profesional në ngjarjet, komitetet ndërkombëtare dhe bordin global.
Arritjet e AIIA dhe projektet
Tryeza të rrumbullakëta me drejtorët e departamenteve të auditimit të brendshëm.
Këto tryeza janë zhvilluar që të bëjnë me dije profesionistët, në lidhje me krijimin e Institutit, dhe për të identifikuar nevojat që kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm në mjedisin shqiptar të biznesit. Më konkretisht pjesëmarrës kanë qenë sektori bankar, i sigurimeve dhe i telekomunikacionit.
Themelimi i qendrës së testimit për certifikim CIA
Certifikata “Auditues i Brendshëm i Certifikuar” (Certified Internal Auditor, CIA) është i vetmi i titull i pranuar botërisht, nëpërmjet të cilit individët demostrojnë kompetencën dhe profesionalizmin në fushën e auditimit të brendshëm.
Në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Audituesve të Brendshëm në SHBA dhe Pearson VUE, AIIA ka sjellë me sukses një qendër testimesh në Tiranë. Nëpërmjet kësaj qendre testimi, profesionistët shqiptarë kanë mundësinë të japin provimet që të pajisen me certifikatën CIA. Certifikimi do të ndihmojë këta profesionistë të zhvillojnë karrierën e tyre dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë cilësinë e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri. Kandidatët e këtij certifikimi, në përfundim të programit, zotërojnë njohuri dhe mjete profesionale që ndikojnë pozitivisht në çdo organizatë apo mjedis biznesi.
Partneriteti me organizatat në vend dhe ndërkombëtare
Disa nga organizatat më të rëndësishme që vazhdimisht bashkëpunojmë janë:
– Shoqata Shqiptare e Bankave,
– Instituti i Audituesve të Malit të Zi (IIA Montenegro),
– JPG Consulting,
– GGV Ltd dhe
– Universiteti Mesdhetar i Tiranës.
Programet e Trajnimeve
Që nga fillimi i programeve të trajnimit, AIIA ka trajnuar më shumë se 100 profesionistë, në fusha të tilla si auditimi i brendshëm, andministrimi i rrezikut, qeverisja, thesari, kontrolli i brendshëm dhe teknologjia e informacionit. Trajnimet tona ndryshojnë nga programet e tjera pasi ato drejtohen nga lektorë/trajnerë ndërkombëtarë. Ata sjellin në vendin e tonë përvojën e tyre të gjatë dhe praktikat perëndimore duke përdorur një qasje praktike për ambjentin shqiptar të biznesit. Zakonisht trajnimet janë organizuar në partneritet me organizatat e lartpërmendura.
Disa nga trajnimet dhe organizimet e realizuara janë:
o Auditimi i funksionit të thesarit;
o Rreziku, Kontrolli dhe Qeverisja (Risk Control and Governance)
o Trajnim përgatitor për çertifikimin CIA (CIA Exam revieë)
o Auditimi i orientuar mbi rrezikun nga planifikimi deri në zbatim (Risk driven IA from planning to excecution)
o Auditimi i Teknologjisë së Informacionit (IT for non-IT-ers)
o Konferenca Ndërkombëtare e Auditimit të Brenshëm në Podgoricë
o Programi i trajnimit mbi identifikimin, parandalimin dhe investigimin e Mashtrimit
o Programi i trajnimit mbi Shkrimin e raporteve te auditimit;
Projektet
• Programi i trajnimit për administrimin e rrezikut të Institucioneve Financiare;
• Studim/Kërkim mbi tema të auditimit të brendshëm;
• Propozimi për përkthimin, miratimin dhe zbatimin e Standardeve të Auditimit të Brendshëm ndërkombëtarë në institucionet shtetërore dhe private;
• Zhvillimi i një çertifikimi lokal për audituesit e brendshëm që veprojnë në sektorin financiar.
• Organizimin e Konferencës Vjetore mbi Auditimin e Brendshëm në Shqiperi (qershor 2015);
• Organizimin e Konferencës Ndërkombëtare që do të mbahet në Tiranë (Nëntor 2015)
Për informacion më të hollësishëm ju lutem kontaktoni në adresën info[at]aiia.al , gjithashtu mund të vizitoni edhe faqet e internetit www.global.theiia.org dhe www.aiia.al.