Tiranë, Mars 2015: Efektiviteti i auditimit të brendshëm varet edhe nga aftësitë e komunikimit të audituesve të brendshëm me palët e interesuara: Menaxhimi Ekzekutiv, Komiteti i Auditimit dhe përdorues të tjerë të punës së auditimit të brendshëm. Audituesit e suksesshëm dhe efektivë e kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të dokumenteve informative dhe bindëse gjë që mund të realizohet vetëm duke i shkruar ato në mënyrë të qartë dhe në mënyrë koncize.

Drejtuesi i trajnimit është Jean-Pierre Garitte, një profesionist me një eksperiencë 30 vjeçare dhe i njohur në rang ndërkombëtar si ekspert në fushën e auditimit të brendshëm. Ndërmjet arritjeve të ndryshme të tij profesionale, ai ka qënë për disa vjet me rradhë Kryetar Bordi i IIA Global (www.globaliia.org ), konsulent për kompanitë ndërkombëtare më të mëdha të konsulencës si Deloitte dhe PËC, si dhe pjesëmarrës në projekte të ndryshme ndërkombëtare. Jean-Pierre mban dhe çertifikimet ndërkombëtare më të njohura në fushën e auditimit Certified Internal Auditor (CIA), Certified Accountant (CA), Certified Information Systems Auditor (CISA), a Certified Fraud Examiner (CFE) dhe Certification in Control Self-Assessment (CCSA).