Trajnime
Të gjithë anëtarëve të AIIA do t’ju dërgohet ftesë për pjesëmarrje në trajnim/ seminar në bazë të kontakteve të lëna në proceset tona të regjistrimit. Ju mund të plotësoni formularin online regjistrimit për t’u bërë anëtarë, ose të na kontaktoni për të marrë pjesë në trajnime/seminare në info@aiia.al.
Sa është pagesa për trajnime/seminare?
Çdo trajnim/seminar që do të organizohet nga AIIA ka një çmim të ndryshëm varur në faktorë si: Tema e trajnimit, kohëzgjatja, etj. Trajnimet e AIIA kanë një vlerë ndryshe nga ajo në treg dhe kjo vjen kryesisht si pasojë e dy faktorëve: Cilësia e trajnimit dhe përzgjedhja e drejtorit të kursit. Këto janë dy faktorë shumë të rëndësishëm për misionin dhe vizionin e AIIA dhe si anëtar i rrjetit Global IIA.
Çdo aktivitet do të shoqërohet me një broshurë informuese me udhëzime përkatëse mbi programin e trajnimit, CV e drejtuesit të kursit si edhe detajet për pagesën. Pas regjistrimit dhe pagesës kandidatët janë të lutur të dërgojnë një email konfirmues në adresën tonë zyrtare info@aiia.al
Çdo anëtar i AIIA-së ka të drejtën e 10% ulje në kuotën e çdo aktiviteti të organizuar nga AIIA.
Cili është kodi i veshjes?
Në bazë të shijeve të vetë pjesëmarrësit. Nuk është e nevojshme një veshje shumë formale.
Anëtarësimi
AIIA ofron mundësinë e dy anëtarësimeve:
- Anëtarësim Profesional – Kuota vjetore e përcaktuar për anëtarësim është 10,000 Lekë/vit
- Anëtarësim Studentor – Kuota vjetore e përcaktuar për anëtarësim është 3,000 Lekë/vit për studentë.
Cila është periudha e vitit të anëtarësimit?
Periudha e anëtarësimit do të jetë vjetore dhe shërbimi dhe përfitimet do të jenë për një periudhë 1 vjeçare nga momenti i pagesës.
Si mund të bëhem anëtar/e?
Ju duhet të plotësoni një formular aplikimi që mund të shkarkohet nga faqja e internetit ose që mund ta kërkoni në info@aiia.al Më pas duhet të bëni pagesën e kuotës sipas statusit tuaj (profesional/studentor). Pas verifikimit të këtyre dy hapave, ju do të kontaktoni me një email që do të përmbajë dhe udhëzimet përkatëse.
Përse më shërben anëtarësimi në AIIA?
Rritje profesionale, kontribut në një profession aq të larmishëm dhe sifidues, çmim eskluzive në aktivitete të zhvillimit profesional, pjesë e një komuniteti profesionistësh gjithmonë e në rritje, akses në praktika profesionale, libra, letra pune, metodologji, politika në fushën e riskut, kontrolleve dhe auditimit të brendshëm. Gjithçka për t’ju ndihmuar në sfidat e punës së përditshme dhe të karrierës suaj.
Duhen më tepër arsye? Lexoni më tepër këtu.
Nëse bëhem anëtar i Albanian Institute of Internal Auditors a jam dhe anëtar i Global Institute of Internal Auditors?
Nëse bëheni anëtar i AIIA, atëherë automatikisht ju jeni edhe anëtar i IIA Global.
Çertifikime Profesionale
Çfarë është çertifikimi professional?
Çertifikimi është një titull profesional i fituar nga një individ që tregon se ai/ajo ka treguar një një nivel standardi të aftësive, përvojës dhe ekspertizës në fushën përkatëse.
Cilat janë çertifikimet dhe kualifikimet në fushën e auditimit të brendshëm?
Çertifikimet më të njohura në shkallë ndërkombëtare në fushën e auditimit të brendshëm janë Certified Internal Auditor® (CIA®), Certification in Control Self-Assessment® (CCSA®), Certified Government Auditing Professional® (CGAP®), Certified Financial Services Auditor® (CFSA®), Certification in Risk Management Assurance® (CRMA®) dhe Qualification in Internal Audit Leadership™ (QIAL™). Për më shumë info mbi çertifikimet, vizitoni faqen e IIA Global.