T’i bashkohesh IIA është një investim në karrierën dhe profesionin tuaj
Audituesit e brendshëm kanë një ndikim gjithëpërfshirës në mjedisin organizativ, që nga financa dhe operacionet tek marketingu, shitjet, burimet njerëzore dhe funksione të tjera. Audituesit e brendshëm veprojnë si trajnues, menaxher risku, ekspertë kontrolli, specialistë dhe partnerë për zgjidhjen e problemeve.
Prej mëse 75 vjet, Institute of Internal Auditors (IIA) është një themel i qëndrueshëm për profesionin dhe për vetë profesionistët e auditimit të brendshëm. IIA luan rolin e një partneri të audituesit të brendshëm duke siguruar udhëzime dhe mbështetje në trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat profesionistët përballen çdo ditë.
IIA është zëri global i profesionit, përfaqësues, edukator, autoritet udhëheqës i njohur dhe i pranuar, me më shumë se 180,000 anëtarë në 190 vende dhe territore në mbarë botën.
Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është krenare e të qënit pjesë e rrjetit global të IIA duke ofruar gjithashtu dhe anëtarëve të saj të jenë pjesë e këtij komuniteti profesional ndërkombëtar. Anëtarët e AIIA janë automatikisht anëtarë të IIA Global dhe përfitojnë shërbime ashtu si mbi 180,000 anëtarë të tjerë në të gjithë botën.