Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA) është një shoqatë ndërkombëtare profesionale dhe zëri global i profesionit të auditimit të brendshëm. Që prej themelimit në vitin 1941, me më shumë se 180.000 anëtarë të pranishëm në më shumë se 190 vende në mbarë botën, IIA njihet si autoriteti udhëheqës për zhvillimin e profesionit të auditimit të brendshëm.
Albanian Institute of Internal Auditors është përfaqësuesi i IIA në Shqipëri. Themeluar në vitin 2010, ne u shërbejmë anëtarëve tanë dhe profesionistëve që veprojnë në fusha të auditimit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe qeverisjes. Duke vepruar si një hallkë e rrjetit global të IIA, anëtarët tanë lokalë janë në gjendje të ndajnë dhe përfitojnë njohuri profesionale prej më shumë se 180.000 anëtarë në mbi 190 vende të botës.
Misioni yne: Të japim një udhëheqje dinamike për profesionin e auditimit të brendshëm në Shqipëri
Në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB), AIIA do të organizojë Forumin e Pare për Auditimin e Brendshëm në sektorin bankar. Kjo ngjarje, e para e këtij lloji në Shqipëri, do të përqëndrohet në situatën e profesionit të auditimit të brendshëm në sektorin bankar shqiptar. Qëllimi kryesor është të shqyrtojë sfidat dhe sukseset në sektorin bankar mbi tema të ndryshme si zbulimi dhe parandalimi i mashtrimeve, komitetet e auditimit. Nëpërmjet prezantimeve dhe paneleve të diskutimit, do të zhvillohet një analizë sesi modele praktike (Tre Linjat e Mbrojtjes) dhe udhëzime ndërkombëtare (Standartet e Auditimit të Brendshem) mund të ndihmojnë bankat të jenë më efektive dhe të suksesshme në menaxhimin e risqeve dhe kontrolleve të brendshme. Për më tepër, ky forum do të sigurojë një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe krijimin e rrjeteve të ndryshme.
Midis aktorëve lokalë që do të sjellin informacion mbi situatën aktuale të auditimit të brendshëm në Shqipëri, do të kemi kënaqësinë të kemi mes nesh Nicola Rimmer, Drejtuese e Auditimit të Brendshëm në Barclays Bank, Londër, si edhe Jean-Pierre Garitte, ekspert ndërkombëtar dhe ish- Kryetar i Bordit i IIA Global. Në Forum do të jenë të ftuar auditues të brendshëm, Drejtues Ekzekutiv sektori bankar, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, IMF-së si dhe organe të tjera rregullatore locale, si një mundësi për të sjellë së bashku praktikues, rregullatorë si dhe palë të interesuara për shkembimin e eksperiencave dhe ideve.

Stavri Pashko
Stavri PashkoCEO
Redantium, totam rem aperiam, eaque ipsa qu ab illo inventore veritatis et quasi architectos beatae vitae dicta sunt explicabo. Nemo enims sadips ipsums un.
Olgerta Tona
Olgerta TonaR&D Team Leader
Redantium, totam rem aperiam, eaque ipsa qu ab illo inventore veritatis et quasi architectos beatae vitae dicta sunt explicabo. Nemo enims sadips ipsums un.
Blerta Deliallisi
Blerta DeliallisiScientist
Redantium, totam rem aperiam, eaque ipsa qu ab illo inventore veritatis et quasi architectos beatae vitae dicta sunt explicabo. Nemo enims sadips ipsums un.