Çertifikimi CIA (Auditues i Brendshëm i Çertifikuar) është i vetmi çertifikim i njohur ndërkombëtarisht si standard cilësie për aftësitë profesionale të audituesit të brendshëm.
Marrja e këtij çertifikimi mund të jetë një sfidë që kërkon mund dhe kohë. Por rruga drejt suksesit është me e lehtë kur ju pajiseni me udhëzime nga persona që kanë kaluar tashmë në atë rrugë dhe nga materiale studimi të krijuara nga IIA Global.
Ky kurs i organizuar nga IIA Albania bazohet mbi IIA’s CIA Learning System® (mbështetur nga IIA) në mënyrë që kandidatët të mësojnë sa më shpejt dhe të kuptojnë sa më shumë subjektet e mbuluara në provimet e CIA.
Sigurisht që certifikimi CIA mund të arrihet dhe duke mësuar në mënyrë autodidaktike. Por gjithashtu dhe ndjekja e një kursi përgatitor është një metodë e mire për:
- Mësim të përshpejtuar dhe të përkushtuar në një ambjent të dedikuar;
- Drejtim dhe udhëzim nga një instruktor i certifikuar
- Të krijuar lidhje dhe kontakte me kandidatë të tjerë dhe për të shkëmbyer metoda praktike.
- Për t’u përgatitur që të kaloni me herë të parë dhe për të mos neglizhuar më për dhënien e provimeve duke ju afruar më pranë certifikimit.
Regjistrohu sot!
Kuota për pjesëmarrjen në trajnim është 148 Euro me anë të një transfertë në llogarinë e
Albanian Institute of Internal Auditors si vijon:
Raiffeisen Bank
Nr.llog: 0010039700
IBAN: AL43 2021 1123 0000 0000 1003 9700
Në çmim përfshihen pjesëmarrja në trajnim, dreka për dy ditët, printimet e materialeve të punës. Në rast se kanditatët nuk duan paketën gjithpërfshirëse, janë të ftuar të na kontaktojnë tek info@aiia.al për të marrë kuotë tjetër.
Ju lutem të konsideroni se regjistrimi juaj quhet i përfunduar vetëm pas kryerjes së pagesës. AIIA rezervon të drejtën të anullojë regjistrimin tuaj.