Audituesi i Brendshëm i Çertifikuar (CIA)
Çertifikata e Audituesve të Brendshëm (CIA®) është çertifikata e vetme e njohur në rrang ndërkombëtar. Kjo çertifikatë mbetet standardi me të cilin individët tregojnë kompetencën dhe profesionalizmin e tyre në fushën e auditimit të brendshëm. Që nga fillimi i programit në vitin 1973, çertifikata shërben si një çelës për t’u hapur dyert drejt mundësive të panumërta profesionistëve në gjithë botën pasi ajo komunikon aftësitë e tyre për të shërbyer si rol kyç në suksesin e organizatës. Pas përfundimit të çertifikatës, kandidatët pasurohen me dijen dhe gjuhën e duhur profesionale po ashtu si edhe me njohuri praktike të aplikueshme në punën e përditshme.
CIA® ofrohet në gjuhë të ndryshme si: Anglisht , Italisht , Polonisht , Spanjisht , Turqisht etj.
Përse nevojitet ky certifikim?
CIA-s mund të jetë çelësi i suksesit tënd profesional, duke ju hapur dyert për mundësitë e karrierës dhe duke fituar besueshmërinë dhe respektin brenda profesionit dhe organizatës tuaj.
CIA do t’ju ndihmojë:
• Të dalloni nga kolegët tuaj.
• Të tregoni aftësitë tuaja me stafin brenda organizatës si dhe me klientë të jashtëm.
• Të zhvilloni njohuritë tuaja në praktikat më të mira të industrive.
• Të tregoni aftësitë dhe profesionalizmin tuaj.
• Të krijoni një bazë për përmirësimin dhe përparimin e vazhdueshëm.
CIA është një arritje e çmuar dhe një avantazh profesional për auditorët në të gjitha fazat e karrierës së tyre, duke përfshirë shefa ekzekutiv të auditimit, menaxherët e auditimit, stafit të auditimit, stafit të menaxhimit të riskut, dhe gjithashtu nxënësve të rregjistruar në një fakultet kontabiliteti apo biznesi ose program financiar .