Tiranë, Dhjetor 2014: Mbledhja vjetore e Albanian Institute of Internal Auditors pati një pjesëmarrje prej 20 anëtarësh, profesionistë që veprojnë në sektorin bankar, të telekomunikacionit, Big Four, institucionet publike dhe universitetet. Temat e diskutuara përfshinë një përmbledhje të aktiviteteve të kaluara, planet për vitet në vazhdim, sugjerime dhe shkëmbime informacioni nga pjesëmarrësit.
Trajnim mbi “Audit Report Writing”
Tiranë, Mars 2015: Efektiviteti i auditimit të brendshëm varet edhe nga aftësitë e komunikimit të audituesve të brendshëm me palët e interesuara: Menaxhimi Ekzekutiv, Komiteti i Auditimit dhe përdorues të tjerë të punës së auditimit të brendshëm. Audituesit e suksesshëm dhe efektivë e kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të dokumenteve informative dhe bindëse gjë që mund të realizohet vetëm duke i shkruar ato në mënyrë të qartë dhe në mënyrë koncize.
Drejtuesi i trajnimit është Jean-Pierre Garitte, një profesionist me një eksperiencë 30 vjeçare dhe i njohur në rang ndërkombëtar si ekspert në fushën e auditimit të brendshëm. Ndërmjet arritjeve të ndryshme të tij profesionale, ai ka qënë për disa vjet me rradhë Kryetar Bordi i IIA Global (www.globaliia.org ), konsulent për kompanitë ndërkombëtare më të mëdha të konsulencës si Deloitte dhe PËC, si dhe pjesëmarrës në projekte të ndryshme ndërkombëtare. Jean-Pierre mban dhe çertifikimet ndërkombëtare më të njohura në fushën e auditimit Certified Internal Auditor (CIA), Certified Accountant (CA), Certified Information Systems Auditor (CISA), a Certified Fraud Examiner (CFE) dhe Certification in Control Self-Assessment (CCSA).
Trajnimi mbi parandalimin dhe hetimin e mashtrimit (Fraud)
Tiranë, Nëntor 2014: Trajnimi i zhvilluar si një kombinim leksionesh, ushtrimesh, dhe seancash pune në grup, pati si qëllim të sigurojë një bazë të fortë të njohurive praktike në lidhje me parandalimin, hetimin dhe zbulimin e mashtrimeve. Fokus i veçantë iu dha shenjave dhe sinjaleve që ndihmojnë në zbulimin apo praninë e një mashtrimi financiar. Në trajnim u prezantua edhe një përqasje lokale përsa i përket hetimit dhe legjislacionit shqiptar lidhur me hetimin e mashtrimit financiar.
Rëndësia e auditimit të brendshëm në përmirësimin e qeverisjes – Në kërkim të qëndrueshmërisë
Konferencë Ndërkombëtare mbi Auditimin e Brendshëm “Rëndësia e auditimit të brendshëm në përmirësimin e qeverisjes – Në kërkim të qëndrueshmërisë”. Podgoricë, Shtator 2014.
Instituti i Audituesve të Brendshëm i Malit të Zi (IIA Montenegro) në bashkëpunim me Institutin e Audituesve të Brendshëm Shqipëri (Albanian Institute of Internal Auditors) organizon Konferencën e Tretë Ndërkombëtare mbi Auditimin e Brendshëm në 29 – 30 Shtator 2014 në kryeqytetin e vendit, Podgoricë.
Konferenca ishte një mundësi e mirë për profesionistët për:
Krijimin e kontakteve dhe ndarjes së mendimeve dhe përvojave të audituesve të brendshëm me kolegë të ardhur nga Serbia, Bosnja, Bullgaria, Maqedonia, Mal i Zi, Shqipëria për të trajtuar çështje me rëndësi aktuale, që prekin mjedisin Ballkanik por edhe me një vështrim nga tregjet ndërkombëtare.
Temat e diskutimit dhanë informacion për të gjithë nivelet profesionale që nga profesionistët që sapo kanë filluar të veprojnë në fushat përkatëse ashtu edhe për drejtuesit e lartë dhe me eksperiencë shumëvjeçare.
Trajnimi “IT for non IT-ers”
Tiranë, Shtator 2014: Teknologjia e informacionit është një sferë e pashmagshme për audituesit e proceseve. Në operacionet komplekese të biznesit, teknologjia e informacionit zë një vend kyç dhe si rrjedhojë audituesit e brendshëm duhet të jenë të pajisur me njohuri për të kuptuar dhe audituar sistemet e teknologjisë së informacionit. Trajnimi synoi të trajtojë konceptet bazë të teknologjisë së informacionit, sistemet kyçe të operacioneve të biznesit, kontrolleve të përgjithshme IT dhe riskut që i kanoset atyre. Në fokus të trajnimit ishin gjithashtu edhe aplikacionet e operacioneve të biznesit, netëork-u, change management, BCP, etj.
Leksion i hapur: “Auditimi i brendshëm”
Tiranë, Korrik 2014: Albanian Institute of Internal Auditors pati mundësinë të realizonte një leksion të hapur mbi auditimin e brendshëm në klasën e masterit në Universitetin e Neë York, në Tiranë. Leksioni kishte për qëllim promovimin e profesionit të auditimit të brendshëm në komunitetin studentor dhe ate të profesionistëve. Gjatë lektimit diskutimet u fokusuan mbi rëndësinë, rolin dhe vlerat e funksionit të auditimit në organizatë dhe se si ky funksion mund të shtojë vlerë.
Trajnimi – CIA 1 Review Course
Tiranë, Maj 2014: Albanian Institute of Internal Auditors në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të profesionit të Auditimit të Brendshëm, organizoi trajnimin dyditor për përgatitjen e certifikimit “Certified Internal Auditor”. Trajnimi pati në fokus udhëzimet mbi kuptueshmërinë e qartë të pyetjeve gjatë testimit, menaxhimin efektiv të kohës gjatë testimit dhe si mund të përmirësojnë njohuritë kandidatët për certifikimin CIA nëpërmjet praktikës së vijueshme të ushtrimeve.
Trajnimi “Risk, Control and Governance”
Tiranë, Maj 2014: Albanian Institute of Internal Auditors organizoi trajnimin me temë “Risk, Control and Governance”. Trajnimi kishte si qëllim t’u vinte në ndihmë profesionistëve të ndryshëm që veprojnë në fusha si Risku, Financa, Përputhshmëria Ligjore, Audit, dhe Kontroll. Lektori synoi të sjellë një seancë interaktive në mënyrë që të përforcohen kuptueshmëria dhe praktikimi i temave kyce mbi Riskun, Qeverisjen Organizative dhe Kontrollet e Brendshme.
Leksion i Hapur “Mbi Auditimin e Brendshëm” në Universitetin e Tiranës
Tiranë, Prill 2014: Albanian Institute of Internal Auditors realizoi një leksion të hapur në ambjentet e Universitetit të Tiranës për të folur për auditimin e brendshëm, rolin e tij dhe vlerën e shtuar që jep në organizatë. Leksioni u zhvilluan nën një frymë ndërveprimi me pyetje përgjigje ku studentët patën mundësinë të kishin një optikë më aktuale mbi profesionin e auditimit në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht.
Risk driven internal audit, from planning to execution
Trajnimi me temë “Risk driven internal audit, from planning to execution” – Tiranë, Mars 2014.
Albanian Institute of Internal Auditors organizoi trajnimin me temë “Risk driven internal audit, from planning to execution”. Trajnimi synoi të jetë një seancë interaktive, ku trajnuesi solli shembuj praktikë mbi çështje kryesore dhe njëkohësisht pjesëmarrësit ndanë perspektivat dhe eksperiencat e tyre.