Albanian Institute of Internal Auditors është e vetmja organizatë profesionale për audituesit e brendshëm në Shqipëri. AIIA vepron si person juridik dhe është e regjistruar si një organizatë jofitimprurëse dhe jo qeveritare, në bazë të  ligjit shqiptar dhe sipas kritereve të vendosura nga Instituti Global i Audituesve të Brendshëm.

Bordi Drejtues

Bordi Drejtues është organi drejtues i AIIA. Ai është përgjegjës për drejtimin e çështjeve të AIIA-se. Roli i tij është tërësisht strategjik, ndërsa drejtimi i operacioneve të organizatës i delegohet Drejtorit Ekzekutiv.

Bordi Drejtues kujdeset për:

  • Përcaktimin e vizionit, vlerave dhe objektivave të AIIA-së;
  • Përcaktimin e objektivave dhe politikave strategjike;
  • Përcaktimi i hapave aktuale dhe zhvillimit  të ardhshëm;
  • Strukturat organizative dhe kapacitet e duhura për implementimin e strategjive
    të zgjedhura;
  • Monitorimin dhe vlerësimin e implementimit të strategjive, politikave dhe planit të veprimit;
  • Efektshmërinë e kontrolleve të brendshme;
  • Përgjegjshmërinë e anëtarëve.

Bordi është organi përfundimtar i vendimmarrjes për AIIA-në. Ai shqyrton të dhënat dhe rekomandime nga Drejtori Ekzekutiv dhe/ose nga komitetet e ndryshme dhe merr vendimet përkatëse bazuar në një analizë dhe konsesus midis anëtarëve.

Përbërja e Bordit

Drejtues Bordi Drejtues përbëhet nga 7 (shtatë) persona midis të cilëve:

  • Kryetari
  • Zëvendës Kryetari
  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Anëtarët e tjerë.

Janë gjithashtu pjesë e Bordit drejtues, ata anëtarë me të drejtë vote si:

  • Kryetari i fundit i Bordit Drejtues, (paraardhës i kryetarit aktual)
  • Kryetari i nderit.

Drejtuesi Ekzekutiv

Drejtuesi Ekzekutiv zgjidhet nga Bordi Drejtues. Ai luan një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e AIIA pasi ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e AIIA dhe në veçanti për:

  • Zbatimin e planit strategjik të miratuar nga Bordi;
  • Përmbushjen e objektivave ;
Anetaret

IIA existon vetem me pjesemarrjen aktive te anetareve te saj. Se bashku me stafin, anetare vullnetare ndihmojne qe IIA te rritet dhe te arrije objektivat e saj strategjike.

Te gjithe anetaret e IIA inkurajohen dhe motivohen te mbeshtesin institutin e tyre duke perkushtuar kohen, energjite dhe aftesite e tyre, per te ndihmuar institutin ne arritjen e objektivave. Qellimi nuk eshte te zevendesohet stafi qe punon me kohe te plote nga vullnetaret, por t’i mundesoje anetareve aktive te japin kontributin e tyre te plote duke u mundesuar ne te njejten kohe zhvillimin e afetesive dhe interesave te tyre.
Vullnetaret jane aktive tek IIA ne 5 menyra:

  • Duke punuar ne terren
  • Duke u ofruar keshilla dhe udhezime anetareve te tjere nepermjet linjes se ndihmes teknike
  • Duke marre pjese ne Komitetet e IIA dhe grupet e gatshme task forces
  • Duke sherbyer si Drejtues ne Keshill
  • Duke ndihmuar ne projekte te vecanta (one-off projects)

Per me shume informacion mbi vullentaret, dhe te gjeni me shume informacion si te perfshiheni ne pune vullentare ne IIA , ju lutemi te vizitoni qendren tone te vullnetareve.