Tiranë, Dhjetor 2014: Mbledhja vjetore e Albanian Institute of Internal Auditors pati një pjesëmarrje prej 20 anëtarësh, profesionistë që veprojnë në sektorin bankar, të telekomunikacionit, Big Four, institucionet publike dhe universitetet. Temat e diskutuara përfshinë një përmbledhje të aktiviteteve të kaluara, planet për vitet në vazhdim, sugjerime dhe shkëmbime informacioni nga pjesëmarrësit.